Ka shkuar në 144 numri i të vrarëve nga sulmit terrorist në Moskë.
Një person, i cili kishte pësuar plagë të rënda me armë zjarri dhe ishte në gjendje të rëndë, vdiq në spital, tha ministri rus i Shëndetësisë Mikhail Murashko, sipas agjencisë Interfax.
Ministri tha se mjekët bënë gjithçka për ta shpëtuar por nuk ia dolën dot.
“Dua të shpreh ngushëllimet e mia për familjen dhe miqtë e viktimës”, shtoi Murashko.
Crocus City Hall është teatri më i madh i Moskës, pjesë e një kompleksi të gjerë në periferinë veriperëndimore të Moskës.
Sulmi u krye pak para fillimit të një koncerti nga Picnic, një grup rock. Struktura mund të strehojë deri në 9 mijë persona, ndërsa biletat e shitura për ngjarjen e djeshëm ishin afërsisht dy të tretat e kapacitetit maksimal, por në çastin e sulmit terrorist jo të gjithë spektatorët kishin hyrë në sallë.
Qindra njerëz shpëtuan në bodrumin e ndërtesës, ku u strehuan pasi dëgjuan të shtënat dhe shpërthimet./abcnews.al
Emocionuese: Haradinaj përlotet derisa sheh videon e nënës s...
Polici jashtë detyrës e paralajmëroi për mjegullën, shoferi ...
Dy vdekje të dyshimta brenda ditës në Kosovë, rastet dërgohe...
Dy sirianë gjenden të therur me thikë në Leposaviq
KQZ certifikon listën votuese: 2,076,290 qytetarë me të drej...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju