Presidenti francez, Emmanuel Macron reagoi në lidhje me sulmin terrorist në Bruksel, ku u vranë dy shtetas suedez.
Nga Pallati i Brigadave në Tiranë, ku u nderua nga kryeministri Edi Rama, Macron e hapi fjalën e tij duke thënë se gjendej para të pranishmëve, teksa Europa është e tronditur nga sulmi terrorist.
Macron falenderoi Ramën teksa mbajti fjalimin e tij në frengjisht, pasi Franca u godit nga një sulm terrorist javën e kaluar.
“Gjendem këtu para jush ndërkohë që Franca u prek nga një sulm terrorist javën e kaluar, preku një profesor të frengjishtes, barbaria goditi përsëri duke sulmuar ata që mësojnë këtë gjuhë, që prej hekujsh shpërndan vlera, ndriçim, shpresë dhe juve e përmendët plotësisht këtu. Gjendem këtu para jush ku para disa minutash, Brukseli u godit nga një atentat terrorist, që i mori jetën dy europianëve, dy suedezëve. Evropa jonë është e tronditur “, theksoi ai./abcnews.al
Vrasja e të riut në Prishtinë, Prokuroria siguron pamjet nga...
Nis fushata për zgjedhjet e parakohshme, KQZ tregon rregulla...
Shisnin drogë pranë shkollave në Durrës, ekzekutohen masat e...
Vdes zyrtarja policore, Policia shpreh ngushëllime
Gjashtëmbëdhjetë nxënës të vrarë në zjarr në një shkollë në ...
Maran zbardh listën e Shqipërisë për miqësoret e qershorit