
Ukraine flag. Ukrainian flag on black storm cloud sky. stormy weather
Një breshëri dronësh dhe raketash ruse mbi Kievin dhe periferitë e tij të shtunën vrau një person, plagosi disa të tjerë dhe ndërpreu ngrohjen dhe energjinë elektrike për qindra mijëra njerëz në Ukrainë, që po përballet temperatura të ulëta të dimrit.
Një alarm ajror zgjati disa orë pas shpërthimeve të forta gjatë natës, disa të shoqëruara me shkëlqime të ndritshme që e kthyen qiellin në ngjyrë portokalli, sipas reporterëve të AFP-së në Kiev.
Sulmi vrau një grua 47-vjeçare, tha guvernatori rajonal i Kievit, Mykola Kalashnyk.
“Ka tashmë 19 persona të prekur në kryeqytet. Njëmbëdhjetë persona janë shtruar në spital”, tha kryetari i Kievit, Vitaliy Klitschko. Ai shtoi se 2.600 ndërtesa banimi dhe qindra kopshte, shkolla dhe ndërtesa sociale kishin humbur ngrohjen.
“Që nga ky mëngjes, një pjesë e bregut të majtë të rajonit mbetet pa energji elektrike. Aktualisht, më shumë se 320.000 konsumatorë janë pa energji,” shtoi Kalashnyk.
Forcat ajrore të Ukrainës njoftuan për një sulm ajror në të gjithë vendin herët të shtunën dhe thanë se dronë dhe raketa po lëviznin mbi disa rajone ukrainase.
Sulmi erdhi përpara takimit të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, në Florida të dielën për të diskutuar një plan të propozuar për t’i dhënë fund luftimeve që kanë vrarë dhjetëra mijëra njerëz që nga viti 2022.
Rusia e akuzoi Zelenskyn dhe mbështetësit e tij në BE të premten se po kërkonin të “shkatërrojnë” planin e ndërmjetësuar nga SHBA-ja.
Plani më i fundit është një propozim me 20 pika që do ta ngrinte luftën në vijën aktuale të frontit, por do të hapte rrugën që Ukraina të tërhiqte trupat nga lindja, ku mund të krijoheshin zona tampon të demilitarizuara, sipas detajeve të zbuluara nga Zelensky këtë javë./rel
Mes sulmeve të reja në Kiev, Zelenskyy do të takohet me udhë...
“Çmendet” Man Unitedi, gati ofertën 200 milionëshe për Jude ...
Zjarrfikësit japin detaje për shtëpinë që u përfshi nga zjar...
Abdixhiku: Zotohem se do t’ju prij e shërbej me dinjitet
Digjet një shtëpi në Matiqan, zjarrfikësit në vendngjarje
Haxhiu fton qytetarët të mbështesin kandidatët gra të VV-së ...