Dy persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur në një sulm në një sinagogë në Manchester të Britanisë së Madhe.
Policia tha se një person hyri me makinë drejt njerëzve dhe një roje sigurie u godit me thike.
Autori më pas u qëllua nga oficerët e policisë dhe mendohet të ketë vdekur.
Mediat britanike shkruajnë se incidenti po hetohet si një sulm terrorist.
Incidenti në Mançester ndodhi gjatë Yom Kippur, dita më e shenjtë në kalendarin fetar hebraik. Tradicionalisht, hebrenjtë agjërojnë për 25 orë të festës dhe frekuentojnë sinagogat.
/abcnews.al/
Vazhdojnë tensionet në protestën e opozitës shqiptare, digje...
Roma fiton ndaj Lecces, mban gjallë shpresat për Ligë të Kam...
Kosova shënon fitore ndaj Bosnjës, por e pamjaftueshme për t...
Artan Grubit i vazhdohet masa e arrestit shtëpiak
Ra nga Ura e Moglicës, nesër i jepet lamtumira e fundit 67-v...
Man City fiton trofeun e Carabao Cup, mposht në finale Arsen...