Prokurori i Përgjithshëm i Minesotës, Joseph Thompson ka dalë në një deklaratë në lidhje me sulmin në kishën pranë shkollës në Minneapolis, ku mbetën të vrarë dy fëmijë.
Thompson gjatë deklaratës u ndal te shkrimet e transgjinorit Westman, për të cilat ai tha se japin një pasqyrë të planeve, gjendjes mendore dhe urrejtjes së grupeve të ndryshme.
Ai tha se ndërsa sulmuesi “dukej sikur na urrente të gjithëve”, ekzistonte një grup që e ndiqte: sulmues të tjerë të shkollave dhe vrasës masivë.
“Duke i lexuar ato, një gjë është e qartë, dhe do të jetë e vështirë për t’u dëgjuar, por është e rëndësishme për pyetjen se pse ndodhi kjo: më shumë se çdo gjë tjetër, autori i vrasjes donte të vriste fëmijë. Ai qëlloi ishte i fiksuar me idenë e vrasjes së fëmijëve”, deklaroi prokurori./CNA
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër