Hetimet e fundit mbi sulmin në Manchester kanë zbuluar së sulmuesi para se të kryente sulmin kishte telefonuar nënën e tij.
Sipas autoriteteve anti-terror në Libi, ai ka telefonuar nënën e tij dhe i ka ‘kërkuar faje’, transmeton portali arbresh.info
Mediat britanike shkruajnë se sulmuesi Salman Adebi, vitin e kaluar kishte deklaruar se do të marrë hak për vrasjen e një shokut të tij, i cili ishte sulmuar nga anglezët.
Miku i sulmuesit të Manchesterit kishte humbur jetën pas një sulmi me thikë në maj të vitit 2016.
Burimet anonime të mediave britanike theksojnë se sulmi ka qenë më shumë hakmarrje personale. Në të njejtën kohë edhe babai i Salman Adebi, ka theksuar se e kishte larguar djalin nga Manchesterit dhe e kishte dërguar në Libi për shkak të incidenteve që kishte me anglezët.
Në sulmin e Manchesterit kanë mbetur të vrarë 22 persona. Në mesin e viktimave ka pasur edhe fëmijë./Arbresh.info
Barcelona fiton ndaj Slavias, mban gjallë shpresat për ta mb...
Harry Kane vendimtar – Bayerni fiton dhe siguron fazën...
Kjo është arsya pse LDK mban nesër konferencë
Juventusi shënon fitore të rëndësishme ndaj Benficas, nuk ka...
Psikologu thotë se fëmijët më të suksesshëm kanë pesë tipare
Çfarë mund të na mësojë një chatbot për të dëgjuar veten