Reagime të tronditura pas sulmit të dyshuar si terrorist në Londër. Kancelarja gjermane, Angela Merkel i ofroi Britanisë së Madhe solidaritetin e Gjermanisë në luftën kundër terrorit.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel reagoi e tronditur pas sulmeve të dyshuara terroriste në Londër dhe premtoi solidaritet në luftë kundër terrorit. “Edhe pse duhet zbardhur deri në fund sfondi i këtyre akteve, dua të përforcoj qëndrimin e Gjermanisë e qytetarëve të saj, se në luftën kundër çdo lloj forme të terrorizmit ne qëndrojmë fort e të bashkuar në krah të Britanisë së Madhe”, tha ajo. Merkel u shpreh se është me mendje tek miqtë britanikë në Londër dhe shprehur ngushëllimet e saj.
Edhe presidenti i ri gjerman, Frank Walter-Steinmeier, i cili të mërkurën bëri betimin si president u shpreh i prekur. “Lajmet për sulmin vrasës në Londër më kanë tronditur thellë” Jam me mendje tek viktimat dhe ata që kanë humbur të afërmit, tha Steinmeier. Ndërsa ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel e cilësoi sulmin në Londër si “sulm kundër zemrës së demokracisë”. Gabriel tha, se “nuk është me sa duket rastësi, që ky sulm u krye në afërsi të parlamentit britanik”.
Ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere u shprehu solidaritetin “miqve britanikë”. De Meiziere theksoi, se autoritetet e sigurisë janë në kontakt të vazhdueshëm me kolegët britanikë. “Ende nuk është e qartë se cili ishte motivi i këtij akti brutal , por shumë gjëra flasin për një sfond terrorist”, tha ai.
Sorensen mirëpret zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dh...
Kurti: Nga 15 marsi hyn në fuqi zbatimi i dy ligjeve të rënd...
Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...