Shpenzimet për transportin e trupit të pajetë të terroristit, Anis Amri, autor i masakrës së Berlinit, kanë përplasur kreun e komunës së Sesto San Giovanni me bashkinë e Milanos.
Kjo e fundit i ka dërguar një faturë mbi 2 mijë euro që të duhet të paguajë administrata e kësaj komune.
Kryetari i Sesto San Giovanni, Roberto Di Stefano, teksa ka kundërshtuar pagesën e faturës është shprehur: “Ne jemi të çmendur!”
“Ne jemi të çmendur. Unë jam i impresionuar, ajo që për më shumë se gjashtë muaj ishte një hipotezë absurde dhe e pamundur në Itali, është bërë tepër realitet. Zyrtarët e mi më kanë treguar një faturë nga qyteti i Milanos, në shumën 2.160,18 euro që i kërkohet administratës komunale të Sesto San Giovanni të paguajë shpenzimet e “transportit të kufomës” së terroristit Anis Amri, autor i masakrës së Berlinit. Që të mos keni asnjë dyshim, ju them tani që unë do të kundërshtoj këtë kërkesë të turpshme dhe fyese dhe se paratë e popullit tim nuk do të përdoren për të përmbushur këtë kërkesë”, tha Roberto Di Stefano, kryetari i Sesto San Giovanni.
Terroristi tunizian Anis Amri u vra në Sesto San Giovanni me 23 dhjetor 2016 pas një shkëmbimi zjarri me policinë milaneze.
I riu kishte mbërritur në Milano pas masakrës që kreu në Berlin gjatë Krishlindjeve.
Trupi i Amri mbërriti në Tunizi më 30 qershor, pas një qëndrimi të gjatë në morg.
Haxhiu: Festa e Bajramit na kujton vlerat përreth së cilave ...
Osmani në BIK për Kurban Bajram, fton për solidaritet dhe be...
Kurti uron besimtarët, fton për bashkëpunim dhe ndihmë ndaj ...
Bedri Hamza i shkon në vizitë Myftiut Tërnava, e uron për Ba...
Përparim Rama uron Kurban Bajramin: Paqe, harmoni dhe begati...
Reali merr vendim, do t’i vazhdohet kontrata veteranit...