Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, ka deklaruar se njerëzit duhet të vazhdojnë jetën e tyre të zakonshme dhe nuk duhet të ‘kenë frikë nga terroristët’.
Theresay May për London Evening Standard tha se ‘është e rëndësishme që të dërgojmë një mesazh të qartë te njerëzit dhe t’u themi se ata duhet të vazhdojnë me jetën e tyre si zakonisht’, transmeton arbresh.info.
Ajo ka shtuar se policia dhe shërbimet e sigurisë janë ‘heronjtë e palëkundur’.
Dymbëdhjetë persona u vranë të hënën, kur një kamion hyri në turmë në një treg të Krishtlindjeve në Berlin.
I ashtuquajturi Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin, megjithatë ende nuk është ofruar asnjë provë./Arbresh.info
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...
Real Madridi e fiton UEFA Youth League
Pas fitores së madhe, Selin ndez rrjetin me një foto me DJ G...