Sulmi në Berlin: Gjermania liron të dyshuarin tunizian

Police stand in front of the truck which ploughed last night into a crowded Christmas market in the German capital Berlin, Germany, December 20, 2016. REUTERS/Hannibal Hanschke

16:03 | 29 Dhjetor 2016
Trina Galanxhi

Autoritetet gjermane kanë liruar një burrë tunizian që ishte ndaluar nën dyshimin për përfshirje në sulmin në Berlin, ku humbën jetën 12 persona.

“Hetimet e mëtejshme kanë treguar se personi i arrestuar nuk ka pasur kontakt me Anis Amrin,” tha Frauke Koehler, zëdhënësi i prokurorisë federale, transmeton arbresh.info.

Zëdhënsi ka shtuar tutje se arma të cilën e kishte përdorur Amri gjatë sulmin në kamion, ishte në të njejtin kalibër sikurse ai që ka shtënë në drejtim të policisë në Milano.

Ai shtoi se sistemi i frenimit automatic të kamionit ndaloi veturën diku në 70-80m pasi kishte goditur në treg, duke shmangur një numër edhe më të madh të viktimave./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale