Policia e Suedisë ka vënë në pranga një adoleshent si përgjegjës të sulmit, në qendër të qytetit të Uppsala të martën, i cili u mori jetën 3 personave.
Autoritetet thonë se autori pas sulmit, që ndodhi në një sallon bukurie, u largua me monopatinë.
Policia ka konfirmuar të mërkurën se personi i arrestuar për të shtënat është nën moshën 18-vjeçare.
Ndërkohë, të tre viktimat janë të moshës midis 15 dhe 20 vjeç. Policia po heton mundësinë që vdekjet të kenë lidhje me krimin e bandës, raportojnë mediat suedeze.
Një nga të vrarët në sallonin e bukurisë thuhet se është i njohur për policinë, kanë raportuar mediat lokale. Sipas raportimeve, viktima ishte përfshirë në një hetim policor për një sulm të planifikuar kundër një të afërmi të kreut të bandës Ismail Abdo. Personi nuk është akuzuar kurrë./abcweb.al
Ndalohen dy persona për mashtrim me një pronë në Veternik
Vizita zyrtare në Prishtinë, Spiropali konfirmon mbështetjen...
Ankesa e Benficas, UEFA merr vendimin për Prestiannin
OVL-UÇK takohet me Spiropalin, kërkohet mobilizim mbarëkombë...
Përleshja mes dy kirurgëve të QKUK-së, reagon njëri prej tyr...
BE shtrëngon kontrollet mbi përbërësit e ushqimeve për foshn...