Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka thënë se 10 persona janë në spital pas një sulmi me raketa ruse në rajonin e Ternopilit.
Mes të plagosurve është edhe një vajzë 12-vjeçare.
“Nuk kishte asnjë kuptim taktik apo strategjik në këtë sulm, si në shumicën dërrmuese të sulmeve të tjera ruse. Ky është terror, vetëm terror“, ka thënë Zelensky.
Presidenti ukrainas u bëri thirrje përsëri partnerëve të Ukrainës që t’i ofrojnë vendit sisteme moderne të mbrojtjes raketore.
“Furnizimi me sisteme të tilla ka qenë i mundur sivjet, vitin e kaluar, por edhe më herët, a i kemi marrë? Jo. A na duhen? Po”, ka thënë Zelensky./reporteri/
Ambasada gjermane: Po e përcjellim Kuvendin, presim që palët...
Marrëveshje me SHBA dhe Greqinë për gazin, Rama: Shqipëria, ...
Prokuroria: Ndalohen dy persona për krime kibernetike me për...
Ministri Muja merr vendim për paketë masash për mbrojtjen e ...
Ndërpitet seanca për Presidentin, vazhdimi në ora 19:00
Konjufca pranon raportin e BE-së për zgjedhjet