Një ditë pas ngjarjes tragjike në Bondi Beach të Sidneit, ku të shtënat gjatë një feste hebraike shkaktuan 16 viktima dhe rreth 40 të plagosur, Kryeministri australian Anthony Albanese ka njoftuar se ligje më të ashpra për armët do të jenë në rendin e ditës për mbledhjen e kabinetit kombëtar këtë pasdite.
Albanese ka theksuar se është e nevojshme që të rishikohen masat për licencat e armëve dhe kufizimet në numrin e armëve që mund të përdoren nga individët.
“Ky incident ka treguar se, pavarësisht masave të rrepta për armët, ne duhet të jemi më të kujdesshëm dhe të sigurohemi që ligjet e armëve janë gjithmonë të përshtatshme për kohën dhe rrethanat e ndryshueshme”, tha Albanese.
Ai propozon që licencat për armët të mos jenë të përjetshme dhe të rishikohen në periudha të caktuara kohore për të parandaluar radikalizimin e individëve që mund të keqpërdorin armët.
Një ditë më parë, Bondi Beach, një prej plazheve më të njohura të Australisë, u trondit nga të shtënat me armë zjarri, ku 16 persaona humbën jetën dhe rreth 40 të tjerë u plagosën.
Mes viktimave ishte edhe njëri prej autorëve të dyshuar, ndërsa autori tjetër u vu në pranga.
Dy persona hapën zjarr nga një urë mbi plazh, duke shkaktuar panik masiv mes qindra qytetarëve që ndodheshin në zonë për fundjavë dhe për të festuar festën hebraike Hanukkah që po zhvillohej pranë plazhit.
Tragjedia shkaktoi reagime të shumta të liderëve botërorë, duke nisur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Emiratet e Bashkuara Arabe, Franca, Holanda, Italia, Shqipëria etj, të cilët dënuan ngjarjen.
Kjo ngjarje ka nxjerrë në pah edhe rritjen e shqetësimeve për sigurinë dhe efektivitetin e ligjeve ekzistuese të armëve në Australi, të cilat janë ndër më të ashprat në botë./rtsh.al/
GGK: Liqenet artificiale në Kosovë, kapacitet i pamjaftueshë...
Kërkohet me ngulm nga Real Madridi dhe Barcelona, Dortmundi ...
Mbi 1,400 gjoba të shqiptuara e 41 aksidente të regjistruara...
Pesë të arrestuar pas një përleshjeje në fshatin Llabjan të ...
Një grua dërgohet pa shenja jetë në QKMF në Suharekë, polici...
Janjiq: Serbia de fakto e ka njohur Kosovën