Kreu i një njësie elitare të inteligjencës ushtarake të Izraelit njoftoi dorëheqjen pas dështimit të agjencisë së tij për të penguar sulmin e 7 tetorit nga Hamasi.
“Komandanti i Njësisë 8200, brigadieri Yossi Sariel, ka informuar vendimin e tij për të dhënë dorëheqjen”, thuhet në një deklaratë të ushtrisë.
Kjo njësi është përgjegjëse për dekodimin dhe analizimin e informacionit që merr nga shërbimi inteligjent.
Agjencia e inteligjencës ushtarake izraelite (Aman), e fajësuar për dështimin e 7 tetorit, ka përjetuar një krizë të paprecedentë dhe komandanti i saj, gjenerali Aaron Haliva, ishte oficeri i parë i lartë ushtarak izraelit që dha dorëheqjen, në prill 2024./abcnews.al/
E rëndë | Vdes i riu vushtrrias që ishte aksidentuar 11 ditë...
Katër të vdekur në aksidente trafiku për 24 orë
MINT vendos çmimet e reja tavan
27 vjet nga masakra në Burgun e Dubravë
Rudiger do ta vazhdojë kontratën me Real Madridin
Tensione në Aeroportin e Vlorës/ Punëtorët e MABCO-s përplas...