Sulmi ajror amerikan në xhaminë siriane ku mbetën të vdekur rreth 40 persona ishte “i paligjshëm”, thuhet në raportin e ri të Human Rights Watch.
“Masat adekuate” për të shmangur viktimat civile nuk janë ndërmarrë nga autoritetet amerikane para se të lëshonin dy bomba në Aleppon perëndimor me 16 mars, thuhet në të gjeturat e raportit, transmeton portali arbresh.info.
Raporti prej 16-faqeve gjeti që zyrtarët nuk ishin në dijeni që ndërtesa ishte një xhami dhe se namazi i akshamit ishte duke filluar, edhe pse analizat e duhura mund ta kishin treguar një gjë të tillë.
“SHBA duket se kanë disa gjëra krejtësisht gabim në këtë sulm, dhe dhjetëra civilë e paguan çmimin”, ka thënë zëvendës drejtori i emergjencave të HRW, Ole Solvang.
“Autoritetet amerikane duhet të kuptojnë se çfarë shkoi keq, të fillojnë të bëjnë detyrat e tyre para se të nisin sulme, dhe të sigurohen që një gjë e tillë të mos ndodhë më”.
Ndërkohë zyrtarët amerikanë kanë thënë se sulmi kishte në shënjestër një mbledhje të Al-Kaidës, por HRW nuk ka gjetur dëshmi që do të mbështeste këto pretendime, që anëtarë të grupit do të takoheshin./Arbresh.info
Salah vendimtar, Egjipti fiton me rikthim ndaj Zimbabwes në ...
“Jemi takuar në një kafene”, Edi flet për njohje...
Festimet me fishekzjarre për zgjedhjet lokale shkaktojnë 18 ...
Isak operohet me sukses pas dëmtimit të rëndë, Liverpool del...
Osmani nga Washingtoni njofton për heqjen e vizave nga Baham...
Adis Beçiragiç shpallet ‘Trajneri më i mirë i vitit’ në Bosn...