Kryeministrja britanike, Theresa May deklaroi sot se sulmi kibernetik kundër shërbimit publik shëndetësor (NHS) ishte një sulm ndërkombëtar që ka prekur disa vende dhe organizata dhe e dënoi ashpër atë.
“Ky sulm kibernetik nuk ka pasur si synim vetëm NHS, ky është një sulm ndërkombëtar dhe disa vende dhe organizata janë prekur”, deklaroi ajo në një stacion televiziv.
Një sulm kibernetik me përmasa botërore dhe cilësuar si një incident i madh nga shërbimi publik i shëndetësisë britanike (NHS) ka bllokuar komjuterat e shumë spitaleve në vend, një sulm i ngjashëm me atë që goditi dhe ndërmarrjet spanjolle.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...