Një sulm izraelit ka shkatërruar ndërtesën e konsullatës iraniane në kryeqytetin e Sirisë, Damask, duke vrarë dhe plagosur disa njerëz, thonë autoritetet siriane.
Një komandant i lartë i Gardës Revolucionare, gjeneral brig, Mohammad Reza Zahedi, ishte në mesin e të vdekurve, njoftoi media shtetërore iraniane, transmeton Arbresh.info.
Ushtria izraelite tha se nuk komentoi raportet e mediave të huaja, shkruan BBC
Ministria siriane e mbrojtjes tha se avionët izraelitë shënjestruan ndërtesën e konsullatës nga drejtimi i Lartësive të Golanit të pushtuara rreth orës 17:00 me orën lokale.
Mbrojtja ajrore siriane rrëzoi disa nga raketat që ata lëshuan, por raketa të tjera depërtuan dhe “shkatërruan të gjithë ndërtesën, duke vrarë dhe plagosur të gjithë brenda”, shtoi ministria.
Ministria tha se po punohej për gjetjen e trupave dhe shpëtimin e të plagosurve nga poshtë rrënojave, pa dhënë asnjë informacion për identitetin e tyre.
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim