Të paktën 12 persona janë qëlluar për vdekje në Zonën e Gjelbër të Bagdadit, pasi qindra mbështetës të klerikut me ndikim shiit, Muqtada al-Sadr, sulmuan ndërtesat qeveritare në mes të tensioneve në rritje me grupet rivale shiite të mbështetura nga Irani.
Ndërsa të paktën 270 të tjerë u plagosën më 29 gusht, pasi u qëlluan me armë zjarri dhe gaz lotsjellës, në zonën e Gjelbër, ku gjinden ndërtesat qeveritare dhe diplomatike irakiane.
Mobilizimi masiv dhe kontrolli janë pjesë e strategjisë tashmë të njohur të klerikut, figurë e fuqishme në skenën politike në Irak. Ai njihet si nacionalist dhe me agjendë anti-Iranit.
Shtetet e Bashkuara i quajtën trazirat në Bagdad si “shqetësuese” dhe u bënë thirrje irakianëve që të përmbahen nga dhuna dhe të kërkojnë dialog për të zgjidhur mosmarrëveshjet politike.
Misioni i Asistencës së Kombeve të Bashkuara në Irak (UNAMI) i quajti zhvillimet “një përshkallëzim jashtëzakonisht të rrezikshëm” dhe gjithashtu u kërkoi të gjitha palëve “të përmbahen nga aktet që mund të çojnë në një zinxhir të pandalshëm ngjarjesh”.
“Vetë mbijetesa e shtetit është në rrezik”, thuhet në deklaratën e UNAMI-it. Dëshmitarët thanë se besnikët e klerikut shiit dhe mbështetësit e një blloku rival shiit, Korniza e Koordinimit pro-Iranit, kishin shkëmbyer zjarr në Zonën e Gjelbër./REL
Avokati i Jakup Krasniqit në fjalën përfundimtare: Jemi të s...
Mbrojtja e Rexhep Selimit përfundon fjalën përfundimtare: Se...
Ish-ambasadori holandez në Kosovë: Gjykata Speciale u krijua...
Komisioni për Administratë e Media pa amendamente në buxhet,...
Haxhiu sot takon kryetarët e komisioneve parlamentare
Mishetiq kërkon që Thaçi të shpallet i pafajshëm për të gjit...