Tre sulmues kanë rrahur keq një emigrant 20-vjeçar në qytetin lindor gjerman.
Sulmi ka ndodhur në orët e vona të së mërkurës, thotë policia, pasi një rast i therjes nxiti protesta anti-emigrante dyditore në një pjesë tjetër të vendit, transmeton portali arbresh.info.
Emigranti, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur ishte duke ecur për në shtëpi në Wismar, një qytet në Detin Baltik, kur sulmuesit e ndaluan atë dhe filluan ta fyejnë atë në gjermanisht duke përdorur gjuhë ksenofobike.
Dy prej tyre e grushtuan atë në fytyrë, kurse i treti goditu krahun dhe brinjët me një zinxhir hekuri, njofton policia.
Ata pastaj e gjuajtën në tokë. Migranti pësoi një hundë të thyer dhe nxirje në fytyrë dhe në pjesën e sipërme të trupit.
Policia, e cila nuk dha detaje rreth përkatësisë etnike të viktimës, bëri thirrje që dëshmitarët të dalin përpara.
Incidenti ndodhi disa ditë pas protestave të dhunshme në qytetin lindor të Chemnitzit që u shkaktuan nga goditja fatale e një gjermani atje. Një irakian dhe një sirian janë arrestuar në lidhje me atë krim./Arbresh.info/
Superliga vazhdon me tri super përballje, vëmendja në Gjilan
Trump i jep ultimatum Iranit: Keni 48 orë ose do t’ju ...
Rama uron Ditën e Sulltan Nevruzit: Mesazh paqeje dhe harmon...
Armatim i rëndë zbulohet në një shtëpi të pabanuar në Zubin ...
Vrasja e rëndë në Klinë, policia jep detaje
Zhduket një person në Gjilan