Në qytetin turk të Izmirit, këtë mëngjes pati një sulm të rëndë ndaj stacionit të policisë, në të cilin u vranë dy oficerë policie dhe një u plagos, konfirmuan autoritetet turke.
Sulmi ndodhi rreth orës 8:30 të mëngjesit në vendbanimin Balçova, kur një 16-vjeçar i identifikuar si Eren Bigül, doli përpara stacionit të policisë Salih İşgören me një pushkë gjahu dhe qëlloi.
Sipas informacionit zyrtar, një polic u plagos, ndërsa dy të tjerë u vranë.
BREAKING: 16-year-old gunman attacks police station in western province of Izmir in Turkey, killing 2 police officers. Video shows moment suspect was shot. pic.twitter.com/OT0x1Ydtfd
— AZ Intel (@AZ_Intel_) September 8, 2025
Polici i plagosur u transferua në Spitalin Kërkimor dhe Klinik të Universitetit Dokuz Eylül, ku mori ndihmë mjekësore.
Sulmuesi u përpoq të shpëtonte pasi hapi zjarr, por qytetarët e mposhtën atë në një veprim spektakolar – sulmuesi u qëllua fillimisht dhe më pas u godit nga një kalimtar me një karrige, gjë që i lejoi të tjerëve ta rrëzonin përtokë dhe ta dorëzonin në polici.
Videoja e arrestimit u përhap shpejt në rrjetet sociale në Turqi.
Ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya konfirmoi se sulmuesi u arrestua, ndërsa Ministri i Drejtësisë Yılmaz Tunç njoftoi se Prokuroria e Izmirit hapi një hetim të detajuar për këtë sulm.
Motivet pas sulmit të të miturit janë ende të panjohura. /Telegrafi/
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...