Dy nxënëse të moshës 7 dhe 8 vjeç u plagosën rëndë kur një burrë i sulmoi me thikë në një shkollë në zonën Neukeln të Berlinit.
Sipas informacioneve të SPIEGEL, autori i dyshuar është një 30-vjeçar.
Policia e arrestoi atë në vendin e krimit në “Mainzer Strasse”. Nuk është bërë e ditur nëse autori dhe viktima kanë pasur lidhje.
Një zëdhënëse e policisë konfirmoi për mediat gjermane se vajzat u plagosën me thikë.
Krimi ndodhi në oborrin e shkollës fillore, e cila i përket shkollës Ungjillore Neukölln në Mainzer Straße. Policia dhe zjarrfikësja ndodhen në vendngjarje. Sipas raportimeve, disa fëmijë ishin dëshmitarë të aktit. Pastorët janë në vend për t’u kujdesur për fëmijët.
Sipas mediaveautori mësohet se ka pritur policinë në shkollë. Policia dyshon se ai është i sëmurë mendor dhe të mos ketë asnjë lidhje me viktimat./A2/
Ndëshkohen pesë shoferë për kundërvajtje trafiku në Ferizaj
Ushtarakët izraelitë paralajmërojnë: Do ndjekim çdo pasardhë...
Messi vazhdon me gola të bukur në MLS, Inter Miami merr fito...
Haxhiu nuk komenton çështjen e presidentit dhe Kuvendit
Maqedonia e Veriut, 26 gra të vrara në pesë vjet
8 Marsi, Hamza: Gratë çdo ditë e bëjnë botën më të mirë