Të paktën 11 persona u shtruan në spital pas një sulmi me thikë në një supermarket Walmart në Traverse të Miçiganit, tha policia. I dyshuari për sulmin është arrestuar, raporton Fox News .
Sherifi i Qarkut Grand Traverse, Michael Shea, tha në një raport fillestar të policisë se një burrë 42-vjeçar, duke vepruar i vetëm, hyri në dyqanin në Traverse dhe “qëlloi me thikë rreth një duzinë personash me një thikë të palosshme”.
I dyshuari, identiteti i të cilit nuk është bërë publik nga autoritetet, u mor në paraburgim brenda pak minutash, dhe kalimtarët që rastësisht ishin në Walmart ndihmuan në arrestimin e burrit dhe u ofruan ndihmë viktimave.
Spitali Munson njoftoi më vonë se pesë viktima ishin në gjendje të rëndë dhe gjashtë ishin në gjendje kritike.
Traverse është një qytet i vogël në Michiganin verior, i vendosur në brigjet e Gjirit Grand Traverse në Liqenin Michigan./rtk
Publikohen pamje të rënda të Liridona Ademajt pas vrasjes – ...
Vazhdon gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, sot merret n...
Adelina Thaçi kujton Cimën në 5-vjetorin e vdekjes: Më mungo...
Marta Kos refuzon propozimin e Vuçiqit dhe Ramës
Rama takon zëvendëskomandantin e KFOR-it, i prezantoi planin...
Rita Ora: Kosovë e Shqipëri, bëjeni historinë