Donetsk qyteti i kontrolluar nga Rusia, është goditur me raketa nga forcat ushtarake ukrainase. Si pasojë tre civilë kanë vdekur dhe të paktën nëntë të tjerë janë plagosur.
Lajmi është bërë i ditur nga autoritetet pro ruse.
Më herët zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov deklaroi se nëse Perëndimi nënvlerëson vendosmërinë e Moskës, kjo mund të çojë në pasoja “tragjike dhe fatale”, sepse Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj janë përballur me një fuqi të madhe bërthamore.
Ryabkov tha se Perëndimi nënvlerësoi “gatishmërinë e Rusisë për të mbrojtur veten dhe për të siguruar interesat e saj në çdo situatë“./abcnews.al/
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet amerikane ndaj Iranit...
Presidentja Osmani mban konferencë
Pacolli: Posti i Presidentit duhet të jetë shprehje e vullne...
Sot shënohet dita e dytë e Epopesë së UÇK-së
Zelensky: Do të ndihmojmë SHBA dhe aleatët kundër dronëve ir...
Të premten mot me diell dhe vranësira të pakta, temperaturat...