Të paktën një person është vrarë dhe tre janë plagosur në një sulm “masiv” me dron gjatë natës në Moskë dhe rajonin e kryeqytetit, thonë zyrtarët lokalë.
Guvernatori rajonal Andrei Vorobyev thotë se viktimat ishin në qytetet Vidnoye dhe Domodedovo, jashtë kryeqytetit. Shtatë banesa në një pallat banimi janë dëmtuar, raporton BBC.
Kryebashkiaku i Moskës Sergei Sobyanin thotë se 73 drone që po shkonin drejt qytetit u rrëzuan. Kulmi i një ndërtese është dëmtuar nga rrënojat e dronit.
Një rrjet i trenave të qarkut është pezulluar tani dhe kufizimet e fluturimeve janë vendosur në aeroportet e Moskës pas sulmit – një nga më të mëdhenjtë që kur Rusia nisi një pushtim në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt 2022./rtk
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri
Kurti takoi kryediplomatin gjerman, flasin për marrëdhëniet ...
Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin, publikon foto ...