Të paktën 21 persona u vranë dhe tetë të tjerë mbetën të plagosur në një sulm të rrallë izraelit në veri të Libanit, sipas Ministrisë libaneze të Shëndetësisë.
Sikurse raportohet, u godit një ndërtesë banimi në Aitou, një fshat me shumicën e banorëve që janë të krishterë, larg zonave ku ushtria izraelite ka kryer mijëra sulme që synonin grupin e armatosur islamik shiit Hezbollah.
Sipas banorëve, në atë ndërtesë jetonte një familje që ishte zhvendosur nga lufta. Ata thanë se nuk kishte asnjë paralajmërim, vetëm një shpërthim i vetëm masiv.
Ushtria izraelite nuk komentoi sulmin, i cili në fakt ndodhi pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u zotua të “vazhdojë të godasë Hezbollahun pa mëshirë kudo në Liban, përfshirë Bejrutin”.
Ai foli gjatë një vizite në një bazë ushtarake në Izraelin verior, ku një dron i lëshuar nga grupi i mbështetur nga Irani vrau katër ushtarë izraelitë dhe plagosi dhjetëra të dielën mbrëma.
Ushtria tha se po heton se si droni iu shmang sistemeve të tij të sofistikuara të mbrojtjes ajrore dhe goditi objektin e trajnimit të Brigadës Golani pranë qytetit të Binyamina.
Hezbollahu tha sulmi, që ishte një nga më vdekjeprurësit ndaj Izraelit, ishte një përgjigje ndaj sulmeve vdekjeprurëse izraelite në Liban, për të cilat ministria e shëndetësisë e vendit thotë se kanë humbur jetën 1.700 njerëz gjatë muajit të kaluar./tch/
Haxhiu në konferencën, “Future Makers: Girls in ICT...
Policia e Kosovës trajnohet me KFOR-in për situata emergjent...
Zbulohet laborator droge në Graçanicë
Bernabeu nuk harron: Camavinga në qendër të kritikave pas el...
Sveçla: Mjedisi që na rrethon është trashëgimi e përbashkët ...
Tragjike në Shkodër, 27-vjeçarja humb jetën pas lindjes së b...