Një sulm ajror izraelit, i kryer në orët e para të së premtes, ka vrarë gjeneralin Mohammad Bagheri, shefin e Shtabit të Përgjithshëm të forcave të armatosura të Iranit. Lajmi u bë i ditur nga televizioni shtetëror iranian.
Bagheri ishte një nga figurat më të larta ushtarake të vendit dhe ish-komandant i Gardës Revolucionare të Iranit.
Raporti nuk ofroi detaje të mëtejshme lidhur me vendndodhjen apo rrethanat e sakta të sulmit.
Sipas mediave iraniane, në të njëjtin sulm u raportua se janë vrarë edhe disa zyrtarë ushtarakë dhe shkencëtarë, në lokacione të ndryshme brenda territorit iranian.
Armë, municion e uniforma në një shtëpi të pabanuar në Lepos...
Kurti me bashkëpartiakë bëjnë homazhe te varri i Arben Xhela...
Me urdhërarrest nga Shqipëria, arrestohet 30-vjeçari në Gjak...
Prokuroria nis hetimet për manipulime me vota në Suharekë
Presidentja thërret për nesër seancën konstituive të Kuvendi...
TKZ mbështetë protestën e 17 shkurtit: Drejtësia e vërtetë n...