Suedia do të dërgojë fletëpalosje në 4.7 milionë familje me instruksione se çfarë duhet bërë në rast të luftës, thonë zyrtarët.
Pamfletet gjithashtu do të shpjegojnë si të përgatiten në sulmet terroriste apo kibernetike apo katastrofa natyrore, transmeton portali arbresh.info
Publikimi i tyre vjen nga shqetësimet rreth aktiviteteve ushtarake të Rusisë dhe rritjes së terrorizmit dhe lajmeve të rreme.
Udhëzime të ngjashme u shpërndanë gjatë Luftës së Dytë Botërore, por shtypja pushoi në vitet 1980, thanë mediat lokale.
“Ka një kërcënim shumë më kompleks me ndryshimet klimatike, sulmet terroriste, pandemitë dhe manipulimin e informacionit. Njerëzit duhet të mësojnë dhe të dinë se si të merren me të”, tha Christina Andersson, nga Agjencia Suedeze e Kontingjenteve Civile. Ajo ishte duke folur për gazetën Aftonbladet.
Në vitet e fundit, Suedia ka rritur shpenzimet ushtarake, duke përmendur përkeqësimin e situatës së sigurisë në Evropë, veçanërisht në dritën e rolit të Rusisë në konfliktin në Ukrainë./Arbresh.info/
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1