Vendimi kundërthënës i Suedisë për të mos vendosur izolim strikt në përgjigje të pandemisë së Covid-19 ka çuar në shumë vdekje, pranon personi që e bëri fillimisht këtë politikë, Anders Tegnell.
Suedia deri tani ka regjistruar shkallë mortaliteti më të lartë se fqinjët më të afërt dhe shtetasit e saj janë duke u ndaluar për të kaluar kufijtë, transmeton portali arbresh.info.
Dr. Tegnell tha për një radio suedeze që do duhej të ishte bërë më shumë në fillim të pandemisë.
“Ka goxha potencial për më shumë përmirësim në atë çfarë kemi bërë”.
Suedia ka 4.542 vdekje dhe 40,803 infektime në popullatën e saj prej 10 milionë banorëve, kurse Danimarka, Norvegjia dhe Finlanda që kanë vendosur masa kufizimeve kanë pasur më pak raste.
Danimarka ka parë 580 vdekje, Norvegjia ka pasur 237 vdekje dhe Finlanda 321. Suedia raportoi 74 vdekje të reja të mërkurën./arbresh.info/
Katër alpinistë humbin jetën pasi u rrëmbyen nga një ortek n...
Në vitin 2025, mbetje mortore të personave të zhdukur gjatë ...
Blerim Sallahu inkurajon mërgimtarët të votojnë: Kosova ka n...
Kurti: Në mandatin e ardhshëm do ta dyfishojmë buxhetin për ...
Një i plagosur pas përleshjes mes disa personave në Suharekë
Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës