Qeveria e suedise la mbrojtur vendimin që zyrtaret e saj të veshin hixhab në vizitën e tyre në Iran, duke thënë se po të vepronin në të kundërtën do të thyenin ligjin e shtetit.
Ministrja e Tregtisë, Ann Linde, udhëhoqi një ekip biznesi javën e kaluar i cili u përball me kritika të shumta sepse kishin mbuluar kokën, transmeton arbresh.info.
Kritikat erdhën nga një aktiviste iraniane e të drejtave të gruas e cila tha se nëse ky shtet dëshiron të tregojë që ka qeveri feministe le ta shpreh edhe në vendet tjera dhe luftën ta bëjë edhe për të drejtat e grave të vendeve tjera.
Ndërsa politikanët thanë se qeveria suedeze duhet të kishte kërkuar që anëtarët femra të delegacionit nuk duhet të ishin detyruar që të veshin një shami, dhe se në qoftë se kërkesa nuk ishte përmbushur marrëveshja e tregtisë duhej të ishte nënshkruar në Suedi apo një vend të tretë./Arbresh.info
Mustafa i LDK-së: Procesi zgjedhor po ecën mirë, shfrytëzoje...
Mbi 700 mijë qytetarë votuan deri në ora 17:00
Lewa flet hapur për të ardhmën e tij tek Barcelona
Pjesëmarrje më e madhe në votime krahasuar me zgjedhjet e 9 ...
Shoqërohet në Polici një person nën dyshimin për fotografim ...
Xhaka ndër më të mirët – Sunderlandi luan baras me Leedsin