Ishulli i Majorkës në Spanjë është goditur nga moti i keq këtë të diel, me shi të dendur e erë të fortë.
Mediat spanjolle raportojnë se shezlonget në plazhe kanë fluturuar në ajër duke lënduar edhe disa turistët, të cilët kanë braktisur menjëherë zonat bregdetare për të gjetur streha të sigurta.
Ndërkohë, si pasojë e erës së fortë, një kroçerë është shkëputur nga ankorimi dhe është përplasur me një anije mallrash gjatë stuhisë duke lënë disa turistë të lënduar lehtë.
Si pasojë e stuhisë, më shumë se 100 fluturime janë anuluar ose devijuar në Palma, Ibiza dhe në Menorca.
Megjithatë, kjo situatë pritet të përfundojë shpejtë dhe ishullit spanjoll t’i rikthehet moti normal me diel, për të cilin njihet edhe Majorka./A2/
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...