Pamje dramatike nga pyjet e veriut të Kalifornisë tregonin dje zjarrfikësit që prisnin në automjetet e tyre të ndalonte stuhia e breshërit, që fatmirësisht kreu shumicën e punës së tyre duke shuar një pjesë të mirë të zjarreve.
Breshëri me kokrra të stërmëdha dhe tymi i zjarreve të fikura kishin krijuar një mot të vetin, duke sjellë erëra të forta dhe shkreptima të fuqishme.
Zjarret shkaktuan evakuime në më shumë se 6,000 hektarë sipas mediave vendase, dhe gjithashtu rryma të pazakonta flakësh në re tymi, që në raste të tjera kanë shkaktuar përhapje të flakëve.
Kalifornia njihet për zjarret pyjore teksa ato të vitit 2018 u ndezën në rreth 8,500 vatra duke djegur më shumë se 2 hektarë tokë.
Pamjet nga zjarret pranë qytezës së Hog tregonin zjarrfikësit që prisnin të tmerruar në makinat e tyre teksa breshëri goditi pikërisht mbi zjarret duke reduktuar ndjeshëm masën e tyre.








Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër