Rrugët e Selanikut janë përmbytur pasi një stuhi e papritur ka goditur qytetin dhe stuhia është shoqëruar me bubullima të forta.
Automjetet janë penguar të kalojnë, kështu që qarkullimi është ndërprerë në një pjesë të madhe të qytetit, transmeton portal arbresh.info
Në shumë raste uji arrinte lartësinë e trotuarit, ndërsa njerëzit janë munduar të vendosin barrikada për të parandaluar hyrjen e ujit nëpër dyqane dhe shtëpi.
Kur filloi stuhia, në rrugë kishte shumë njerëz që u përpoqën të gjenin strehë nën ballkonet aty pranë, raporton portali grek Voria.
Shërbimi Hidrometeorologjik grek ka dhënë një paralajmërim emergjent për përkeqësim të motit dhe reshje të dendura shiu e stuhi për ditën e sotme.
Krahas Selanikut, një stuhi e madhe ka përfshirë edhe Halkidikin, ndërsa reshjet kanë qenë të dendura në qytetin Vourvour, si dhe në Pefkohori./arbresh.info/
Εν τω μεταξύ στη Θεσσαλονίκη pic.twitter.com/yQLkl87XmI
— Αντιτέτοιος (@VPetsopoulos) September 2, 2022
Një i plagosur në Mamurras
Peja mposht Prishtinën në derbin e mesjavës
Hapja e fushatës së PDK në Prizren, Bedri Hamza prezanton sh...
Haradinaj prezanton programin qeverisës: Rritje ekonomike e ...
Osmani në samitin BE-Ballkan: S’e paskam vërejtur mungesën e...
Ministri i jashtëm grek pritet të vizitojë Kosovën