Një studim i Universitetit të Xhorxhtaunit ka dalë në përfundimin se pandemia e radhës do të ketë lidhje me ngrohjen globale.
Ndryshimi klimatik do të detyrojë kafshët e egra që të ndryshojnë habitatin e tyre dhe të transferohen në rajone të populluara nga njerëzit. Kur kjo gjë të ndodhë, kafshët do të transmetojnë te njerëzit viruse të reja.
Studimi, i botuar më 28 prill në revistën “Nature”, tregon migrimi i kafshëve do të bëjë që viruse të tilla si ebola ose koronaviruse të përhapen në zona të reja.
Sipas hulumtimit, “shumica dërrmuese e 10 000 llojeve të virusit që kanë aftësinë të infektojnë njerëzit qarkullojnë në heshtje” te gjitarët e egër.
Një nga kërcënimet më të mëdha do të jenë lëvizjet migratore të lakuriqëve të natës, kafshë që shpesh shkaktojnë viruse të përbashkëta. Studimi tregon se aftësia fluturuese e këtyre kafshëve do t’i lejojë ato të udhëtojnë në distanca të gjata dhe të përhapin viruse të reja në më shumë zona, veçanërisht në Azinë Juglindore.
Shkencëtarët fokusohen te lakuriqët e natës kur flasin për pandemitë e ardhshme. Vëzhgimi i lëvizjeve të këtyre kafshëve mund të ndihmojë në parashikimin e shfaqjeve të viruseve të reja te njerëzit./A2CNN
Moti për pesë ditët e ardhshme me vranësira dhe reshje shiu
Pse stërvitja në shtëpi gjatë dimrit është zgjedhja më e men...
Ministrja izraelite e quan ‘Bordin e Paqes’ të Trump një ‘pl...
Trepça fiton ndaj Bashkimit dhe e blindon pozitën e parë
Indonezi, të paktën 16 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur nga...
Tri gola, një asistim – Shaqiri vendimtar në fitoren e...