
NATO Secretary General Jens Stoltenberg speaks to the media along side the US Secretary of State, prior to the start of a NATO foreign ministers' meeting following Russia's invasion of Ukraine, at the Alliance's headquarters in Brussels on March 4, 2022. - US Secretary of State Antony Blinken and NATO allies arrived in Belgium for a meeting of NATO, G7 and EU counterparts on the response to Russias invasion of Ukraine and the growing refugee situation. After meetings in Brussels Blinken will travel to Poland, Moldova, Latvia, Lithuania, and Estonia from March 3 to 8 to reassure them of US support. (Photo by OLIVIER DOULIERY / Pool / AFP)
NATO duhet të rrisë prodhimin e saj të armëve derisa lufta në Ukrainë po zvarritet dhe nevoja e Kievit për material ushtarak rritet, tha Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, në një intervistë të transmetuar të dielën.
“Për shembull për artileri, na duhet një sasi e madhe e municionit dhe kemi nevojë për pjesë këmbimi”, tha kreu i aleancës ushtarake për BBC-në.
“Ne duhet të rrisim prodhimin dhe kjo është pikërisht ajo që po bëjnë aleatët”, tha ai.
Mirëmbajtja e sistemeve të armëve të dorëzuara tashmë në Ukrainë është të paktën po aq e rëndësishme sa debati për furnizimin e më shumë armëve, tha Stoltenberg.
Sipas tij, NATO duhet gjithashtu të jetë e përgatitur për të mbështetur Ukrainën në terma afatgjatë.
“Ajo që kemi parë është se Rusia nuk tregon shenja të heqjes dorë nga qëllimi i saj i përgjithshëm për të marrë kontrollin mbi Ukrainën. Forcat ukrainase patën momentin për disa muaj, por ne gjithashtu e dimë se Rusia ka mobilizuar shumë më tepër forca, shumë prej tyre tani janë duke u trajnuar”, shtoi ai.
Stoltenberg tha se kjo sjellje e Rusisë po tregon se ajo është e gatshme të vazhdojë luftën që e nisi më 24 shkurt 2022.
“Ka të ngjarë që kjo luftë të përfundojë gjithashtu në tryezën e bisedimeve, por vendimtare për rezultatin e bisedimeve të tilla është forca e Ukrainës në fushën e betejës, tha ai derisa theksoi se i takon udhëheqjes në Kiev të vendoste se me çfarë kushtesh do të ulej në tryezën e bisedimeve.
Ndërkohë, zyrtarët ukrainas të hënën thanë se Rusia nisi shumë drone gjatë natës për të sulmuar pjesë të Ukrainës dhe dhjetëra u rrëzuan.
Këto sulme po vijnë pas një serie sulmesh gjatë fundjavës që vranë tre civilë në natën e Vitit të Ri. /rel/
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...