Stoltenberg: Kina nuk është armiku ynë por paraqet sfida të sigurisë

11:06 | 14 Qershor 2021

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha të hënën se aleanca perëndimore duhet t’i përgjigjet ngritjes ekonomike, politike dhe ushtarake të Kinës dhe se një deklaratë përfundimtare e samitit të NATO-s do të çimentojë një strategji të re drejt Pekinit, raporton reuters.

“Kina po vjen më pranë nesh. Ne i shohim ata në hapësirën kibernetike, ne e shohim Kinën në Afrikë, por ne gjithashtu shohim që Kina investon shumë në infrastrukturën tonë kritike,” u tha ai gazetarëve në selinë e NATO-s përpara se udhëheqësit të fillonin të mbërrinin në samit.

“Ne e dimë që Kina nuk i ndan vlerat tona … ne duhet të përgjigjemi së bashku si një aleancë,” tha ai, duke shtuar se Kina nuk ishte një armike ose një kundërshtare./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara