Më herët gjatë ditës Ukraina deklaroi se ka shkatërruar një rrjet spiunazhi hungarez që ishte duke mbledhur të dhëna ushtarake, e më pas edhe se ka ndaluar dy spiunët e dyshuar hungarez.
E tani, The Guardian raporton se ka ardhur një përgjigje nga Budapesti, me ministrin e jashtëm hungarez i cili e ka kritikuar hetimin e Ukrainës dhe ka njoftuar se vendi do të dëbojë “dy spiunë që punonin nën mbulim diplomatik në Ambasadën e Ukrainës në Budapest”.
Ministri Szijjártó e ka cilësuar hetimin si “fushatë e fundit e shpifjes”, duke shtuar përmes një videoje të postuar në Facebook, se vendi nuk do të lejojë vazhdimisht “fushata të tilla shpifjeje kundër Hungarisë dhe popullit hungarez në Ukrainë”.
Dihet se sipas regjistrimit të fundit zyrtar në vitin 2001, rreth 150,000 hungarezë etnikë jetojnë në rajonin Zakarpattia të Ukrainës.
Vengu: Shqipëria drejt përfshirjes në Forcën e Stabilizimit ...
BE: Asnjë rrezik për mungesë nafte në Hungari dhe Sllovaki
Çitaku kundër kandidaturës së Osmanit: S’i trajtoi barabarte...
Zjarri në furrën e bukës në Rahovec, nuk ka të lënduar
Mesazh i fuqishëm i tifozëve të Real Madridit, pro Vinicius,...
Theu masën e sigurisë dhe kundërshtoi efektivët në Golem, po...