Dy helikopterë “Black Hawk”, me qindra ushtarë e policë, me pajisjet më të fundit e me automjete të krijuara me gardhe për të shtyrë njerëz, u mblodhën nga autoritetet austriake në kufirin me Slloveninë.
Synimi i stërvitjes është të përgatisin ushtrinë dhe policinë në rast se përsëritet një krizë refugjatësh si ajo e vitit 2015.
“Një shtet që nuk mbron dot kufirin në rast nevoje, humb gjithë besueshmërinë”, tha ministri i brendshëm austriak, Herbert Kickl, i cili vëzhgoi stërvitjen bashkë me ministrin austriak të mbrojtjes, Mario Kunasek.
Të dy këta politikanë janë nga partia e së djathtës ekstreme, FPOe. Ata u bënë pjesë e qeverisë nëpërmjet një koalicioni me kancelarin konservator, Sebastian Kurz./tch/

Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...