Japonia tërhoqi përkohësisht ambasadorin e saj nga Koreja e Jugut, për shkak të një përballjeje të tensionuar për një statujë që përfaqëson skllavet e seksit gjatë kohës së luftës.
Statuja u ngrit nga aktivistët para konsullatës japoneze në qytetin koreanojugor Busan, muajin e shkuar.
Prej shumë vitesh, Koreja e Jugut kërkon dëmshpërblim për të ashtuquajturat “femrat e ngushëllimit”, të cilat u detyruan të punojnë në shtëpi publike të ushtrisë japoneze gjatë Luftës së Dytë Botërore. Japonia pretendon se statuja e vendosur në Busan shkel një marrëveshje të arritur mes dy vendeve.
Statuja prej bronzi 1.5 metra e lartë paraqet një femër këmbëzbathur që qëndron ulur dhe është shndërruar në një simbol të padrejtësisë që pësuan femrat koreanojugore, e gjithashtu mungesës së ndjesës dhe kompensimit nga Japonia.
Shumica e rreth 200 mijë femrave që u detyruan të punojnë si prostituta për ushtrinë japoneze ishin nga Korea, por mes tyre kishte edhe nga Kina, Filipinet, Indonezia dhe Tajvani. Debati mes dy vendeve është përkeqësuar vitet e fundit, pasi shumë të mbijetuara po ndërrojnë jetë për shkak të moshës.
Kjo nuk është statuja e vetme e tillë në Korenë e Jugut dhe raportohet se ekzistojnë dhjetëra të tilla. Por sa herë që shfaqet një e re, tensioni diplomatik për këtë çështje me Japoninë rritet.
Kuvendi mban sot seancë të jashtëzakonshme
Moti sot
Thaçi mirënjohës ndaj qytetarëve që e uruan sot për ditëlind...
Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përk...
Kuvendi miraton rezolutën për Luginën, Haxhiu: Hap i rëndësi...
Çitaku i reagon Kurtit: Qetësohu, Kosova nuk është vetëm e j...