Kryeministri britanik, Sir Keir Starmer, ka reaguar pas samitit mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin, duke e vlerësuar rolin e Trump në përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
“Përpjekjet e Presidentit Trump na kanë afruar më shumë se kurrë më parë drejt përfundimit të luftës së paligjshme të Rusisë në Ukrainë,” deklaroi Starmer në një deklaratë të sapopublikuar, duke shtuar: “Lidershipi i tij në ndjekje të një fundi për vrasjet duhet të vlerësohet”, ka deklaruar ai.
Kryeministri britanik theksoi se hapi i radhës duhet të jetë zhvillimi i bisedimeve të mëtejshme që përfshijnë edhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, duke theksuar se “rruga drejt paqes në Ukrainë nuk mund të vendoset pa të.”
Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e garancive të sigurisë nga SHBA dhe vendet evropiane për Ukrainën, si një mënyrë për të “penguar Putinin” nga veprime të mëtejshme agresive.
Shkupi në alarm nga gjarpërinjtë
Propozohet rezolutë në Kuvendin e Serbisë për dënimin e krim...
E akuzoi për lidhje me Gjestin, Loredana Brati i kundërpërgj...
Kos: Shqipëria “basti im”, integrimi në BE brenda mandatit t...
Manchester United synon Ederson nga Atalanta
Protesta në Shkup për provim të Jurisprudencës në shqip, Mic...