Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, bëri thirrje për mbështetje të vazhdueshme dhe të palëkundur për Ukrainën, duke theksuar se lufta kundër “agresionit” rus është larg fundit të saj.
Duke folur në samitin e shtatë të Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Kopenhagen, Starmer u shpreh se “kanë qenë gati katër vjet të gjata për ukrainasit e guximshëm që luftojnë.”
Starmer vuri në dukje kërcënimin e vazhdueshëm nga Rusia, duke paralajmëruar se “oreksi që Putini ka për të jo vetëm sulmuar Ukrainën, por edhe për të ndërmarrë veprime dhe për të ndërhyrë në të gjithë Evropën në mënyra të ndryshme… [është] i pandalshëm, dhe ne duhet ta luftojmë me gjithçka që kemi.”
Ai theksoi nevojën për bashkëpunim të vazhdueshëm me NATO-n dhe rëndësinë e masave ekonomike për të dobësuar aftësinë e Rusisë për të financuar luftën.
“Presioni ekonomik po jep efekt, dhe ne duhet të vazhdojmë këtë presion përmes sanksioneve të mëtejshme, duke u fokusuar veçanërisht në energji dhe në flotën hije,” tha Starmer, duke iu referuar anijeve që Rusia përdor për të shmangur sanksionet ndërkombëtare për eksportet e naftës.
Samiti i EPC-së, i cili u lançua në vitin 2022 me nismën e Presidentit francez Emmanuel Macron si përgjigje ndaj luftës së Rusisë kundër Ukrainës, shërben si një platformë për dialog dhe bashkëpunim mes vendeve evropiane brenda dhe jashtë BE-së, pa formalitetet e vizitave shtetërore.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit