Policia spanjolle ka shkatërruar sot një rrjet që trafikonte shqiptarë në Britaninë e Madhe, u arrestuan tre persona.
Operacioni u ndërmor në portin Santander të Spanjës, dhe gjatë aksionit policia arrestoi dy shtetas rumunë dhe shoferin, që po transportonin nëntë shqiptarë brenda një furgoni.
Tre shqiptarë të tjerë u kapën brenda një autobusi gjatë kontrollit të policisë dhe 2 të tjerë u kapën në një rimorkio të një kamioni.
Policia spanjolle në një deklaratë tha se shtetasit shqiptarë përpiqeshin që të kalonin fshehurazi me kamionë ose makina në territorin nëpërmjet përdorimit të dokumenteve false.
Kohët e fundit në pranga kanë rënë 39 trafikantë. Mendohet se ata kanë trafikuar 7 mijë shqiptarë.
Sipas policisë spanjolle rezulton se të rinjtë shqiptarë kanë familjarë të tyre në Britaninë e Madhe, ndërsa prej tyre kanë jetuar më parë në këtë vend por janë dëbuar.
Policia raporton se shqiptarët kalojnë nga Athina ose Roma në Spanjë, dhe përdorin portet e Santanderit ose Bilbaos, që janë bërë një nga rrugët më të rëndësishme të hyrjes në Britaninë e Madhe.
Irani pranon negociata me SHBA-në, por vetëm pa kërcënime dh...
Nika u drejtohet prindërve të viktimës: Ju shpreh ngushëllim...
Pacolli ndan pamje nga një fluturim mbi Alpet zvicerane
Dy gjigantët evropian pas Leon Avdullahut
Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Glauk Konjufcës për he...
Vijojnë kërkimet për gjetjen e 31-vjeçarit në lumin Mazt, FS...