Spanjë: Policia dhe FBI kontrollojnë jahtin e oligarkut rus Viktor Vekselberg

11:28 | 4 Prill 2022
arbresh.info

Agjentët federalë të SHBA-së dhe Garda Civile Spanjolle kontrolluan sot një jaht në pronësi të miliarderit rus Viktor Vekselberg, një aleat i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin, pranë Ishujve Balearik në Mesdhe.

Oficerët e policisë hipën në një jaht në marinën Real në portin e Palma de Mallorca, kryeqyteti i Ishujve Balearik Spanjoll në Mesdhe, transmeton arbresh.info.

Gazetarët e AP në vendngjarje panë policinë që hynte dhe dilte nga anija në orët e hershme të mëngjesit dhe një zëdhënës i Gardës Civile spanjolle, i cili kërkoi anonimitetin, konfirmoi se policia spanjolle dhe oficerët e FBI-së kanë qenë në marinë që nga mëngjesi i sotëm për të kontrolluar jahtin e miliarderit rus./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale