Celula përgjegjëse për atentatet në Spanjë po përgatiste një apo disa atentate me bombë në Barcelonë me 120 bombula me gaz të gjendura në një banesë në Alcanar, 200 kilometra në jugperëndim, njoftoi sot policia.
“Ne kemi filluar të shohim qartë se ky është vendi ku po përgatiteshin eksplozivët për kryerjen e një apo disa atentateve në qytetin e Barcelonës”, deklaroi kreu i policisë së Katalonjës, Josep Lluis Trapero.
Të paktën 14 persona humbën jetën dhe 120 të tjerë u plagosën pas një sulmi me kamionçinë në një shëtitore në qendër të Barcelonës./Arbresh.info/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?