Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, ka thënë se vendi që ai drejton është i gatshëm të pranojë që Bashkimi Evropian t’i japë Kosovës liberalizimin e vizave.
“Spanja ka një qëndrim konstruktiv dhe ne jemi të hapur për miratimin e kësaj heqjeje vizash për Kosovën”, tha presidenti në një konferencë për shtyp në fund të Këshillit Evropian në Bruksel, të cilës i parapriu të enjten në mëngjes një takim me liderët të Ballkanit Perëndimor, shkruan Infolibre, transmeton Klankosova.tv.
Kujtojmë se Spanja është njëra nga pesë vendet anëtare të BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës bashkë me Qipron, Greqinë, Rumaninë dhe Sllovakinë.
Ndërsa, dje Këshilli Evropian ka publikuar konkluzionet e fundit të të Këshillit të BE-s ku liberalizimi i vizave për Kosovën s’ishte në mesin e tyre, por vetëm bëhej thirrje për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë.
Akuza të ndërsjella mes Rashiqit dhe Listës Serbe lidhur me ...
Mbappe mungoi në stërvitjen e sotme të Realit, megjithatë dy...
Zelensky: Takim i ri tripalësh me SHBA dhe Rusinë
Benita: Të gjitha femrat kanë dëshirë të kenë një mashkull s...
PSG kompleton transferimin e Dro Fernández
Shtatë të vdekur dhe një i plagosur nga rrëzimi i një avioni...