Spanja do të furnizojë Ukrainën me raketa anti-ajrore dhe tanke luftarake Leopard në një rritje të mbështetjes së saj ushtarake për vendin, sipas burimeve qeveritare të cituara nga gazeta El Pais të dielën.
Spanja gjithashtu do të ofrojë trajnime thelbësore për ushtrinë ukrainase se si të përdorin tanket. Trajnimet do të zhvillohen në Letoni, ku ushtria spanjolle ka dislokuar 500 ushtarë në kuadër të operacionit të Prezencës së Përparuar të Përmirësuar të NATO-s.
Një fazë e dytë e trajnimit mund të zhvillohet në Spanjë, sipas burimeve të cituara nga El Pais.
Gazeta tha se ministria e mbrojtjes e Spanjës po finalizon një dorëzim në Kiev të raketave anti-ajrore të nivelit të ulët Shorad Aspide, të cilat ushtria spanjolle i ka zëvendësuar me një sistem më të avancuar.
Spanja deri më tani ka furnizuar Ukrainën me municion, pajisje mbrojtëse individuale dhe armë të lehta.
Burimet i thanë El Pais se oferta e rritjes së mbështetjes u ngrit kur kryeministri Pedro Sanchez vizitoi Ukrainën dhe u takua me Presidentin Volodymyr Zelenskiy më 21 prill, por ishte vonuar nga kompleksiteti i operacionit./REL/
Ramos konfirmoi largimin e tij nga Monterrey, do të jetë loj...
Komandanti i KFOR-it pret në takim Kurtin, shprehu përkushti...
Nuk kanë të ndalur telashet në mbrojtje për Arsenalit, ylli ...
Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen ...
Bizneset turke shprehin interes për bashkëpunim me Kosovën
Refuzohet ankesa e LVV-së për qendrat e votimit jashtë Kosov...