Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese që të bllokojë emërimin e ish-presidentit rajonalt të Katalanojes, Carles Puigdemont, si President i ri i vendit.
Gjatë ditës së sotme Gjykata Kushtetuese ka miratuar kërkesën e Spanjës, duke tënsionuar edhe më tej tensionet, transmeton portali arbresh.info
Puigdemont ishte President i qeverisë rajonale të Katalonjës deri në tetor të vitit 2017, kur edhe Parlameni shpalli pavarësinë nga Spanja pas një referendumi të diskutueshëm mbi shkëputjen e vendit nga Spanja.
Ai edhe 12 ministra të tij janë shkarkuar dhe janë akuzuar për krime të ndryshme nga autoritetet spanjolle.
Ish-nënkryetari i tij, Oriol Junqueras vazhdon të mbetet në burg.
Në anën tjetër, Puigdemont është larguar për në Bruksel, shumë pak kohë pasi Parlamenti i Katalonjës shpalli pavarësinë e vendit.
Me datën 31 janar pritet të votohet edhe Parlamenti i ri i Katalonjës, i cili u përzgjodh pas zgjedhjeve të parakohshme të thirrura nga Spanja./arbresh.info/
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
5,000 fluturime të anuluara, ndërprerja më e madhe globale e...
Mbi 1.000 objektiva iraniane të goditura në 24 orët e para t...
Liverpooli i vihet pas Konrad Laimer
Trump, popullit iranian: Shfrytëzojeni këtë mundësi dhe rime...
Mbretëria e Bashkuar i lejon SHBA-së t’i shfrytëzojë bazat e...