Kutitë e votimit janë hapur të dielën në Ukrainë. Votuesit do t’i zgjedhin përfaqësuesit e tyre të rinj në parlament.
Volodymyr Zelensky u bë president i Ukrainës në prill të këtij viti, por ka thënë se deri tash nuk ka pasur mundësi t’i emërojë ministrat që dëshiron.
Ish-humoristi po shpreson që këto zgjedhje të jashtëzakonshme, të cilat i kishte shpallur menjëherë pasi ishte zgjedhur president, do ta forcojnë pushtetin e tij dhe t’i japin më shumë mundësi për reforma.
Partia e presidentit Zelensky, e quajtur “Shërbëtori i Popullit” sipas emrit të emisionit televiziv, që dikur udhëhiqej nga ai, pritet të shënojë rezultate të mira në këto zgjedhje.
Sipas anketave, partia e dytë më e popullarizuar është Platforma e Opozitës për Jetë, e cila është përkrahëse e Rusisë dhe pritet të marrë më së shumti vota në rajonet lindore të Ukrainës.
Megjithatë, Zelensky e ka përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit me këtë parti, nëse nuk i siguron votat e mjaftueshme për ta formuar qeverinë pa koalicion.
Presidenti i Ukrainës duhet ta ndajë pushtetin me parlamentin, i cili ka të drejtë ta formojë qeverinë dhe ta propozojë kryeministrin
Shpërthim i hantavirusit në anijen MV Hondius, pacientët në ...
LDK me Osmanin në listë do të ketë rreth 20 kandidatë nga ek...
Mblidhet Kryesia e PDK-së, merren vendime për fushatën dhe o...
Treni godet një mjet të punës në Jagodë të Klinës, një i lën...
Haxhiu ngushëllon familjen Pëllumbi për ndarjen nga jeta të ...
Peticioni me 200 mijë nënshkrime, Gucati: Na kanë pritur mir...