Autoritetet greke kanë filluar evakuimin e popullatës nga qyteti i dytë më madh Selaniku, prej nga përkohësisht do të shpërngulen 72.000 banorë, që të çaktivizohet dhe largohet një bombë nga Lufta e Dytë Botërore.
Sipas paralajmërimeve, bomba do të çaktivizohet sot.
Ekspertë ushtarak do të tentojnë ta neutralizojnë bombën në vendin ku është gjetur, ndërsa ky operacion do të zgjasë disa orë.
Evakuimi do të fillojë në orën gjashtë të mëngjesit, ndërsa autobusët do t’i dërgojnë banorët të paktën dy kilometra nga rrezet e bombës.
Ata do të vendosen në shkolla lokale, stadiume dhe kafene. Autoritet do ta evakuojnë edhe kampin e afërt të refugjatëve, ku gjenden rreth 450 persona.
Hysen Durmishi inkurajon qytetarët e diasporës të marrin pje...
Gjendet i vdekur një burrë në Mitrovicë
Nën kërcënimin e armës, grabitet recepsionisti në Prishtinë
Trump: Fjalën e fundit për paqe në Ukrainë e them unë
Arrestohet në Shtime i dyshuari që kanosi zyrtarët komunalë ...
Granit Xhaka rikujton incidentin kur ishte te Arsenali: I th...