Një shumicë e amerikanëve shprehin përgjithësisht miratim për punën e Presidentit Joe Biden ndërsa ai i afrohet fundit të 100 ditëve të tij të para në detyrë, sipas dy sondazheve të mëdha kombëtare.
Një sondazh i Washington Post-ABC News tregon se 52% e të rriturve i japin Presidentit Biden një vlerësim të favorshëm krahasuar me 42% që nuk e miratojnë. Ndërsa një sondazh i NBC News i jep Presidentit vlerësim të favorshëm në masën 53% kundrejt 39%.
Të dyja sondazhet tregojnë se ndarja e thellë politike e vendit nuk ka ndryshuar nga zgjedhjet e debatueshme të vitit 2020, në të cilat zoti Biden mundi Presidentin e atëhershëm Donald Trump duke fituar ngushtë në disa shtete kryesore fushëbetejë për një mandat katër-vjeçar në Shtëpinë e Bardhë.
Sondazhi Washington Post-ABC tregon se 90% e demokratëve miratojnë punën e zotit Biden krahasuar me 13% të republikanëve, ndërsa sondazhi i NBC tregon se e miratojnë 90% demokratëve, 61% e të pavarurve dhe vetëm 9% e republikanëve.
Sipas sondazheve, zoti Biden i ka marrë disa prej notave më të larta në trajtimin e pandemisë së koronavirusit. Deri tani janë administruar më shumë se 226 milion vaksina dhe më shumë se 93 milion njerëz janë vaksinuar plotësisht.
Sondazhi Washington Post-ABC thotë se 64% e të rriturve – përfshirë një të tretën e republikanëve e miratojnë trajtimin nga zoti Biden të krizës së koronavirusit. NBC thotë se 69% e miratojnë.
Por sipas sondazheve, puna e Presidentit Biden në çështje të tjera rezulton më e dobët.
Sondazhi Washington Post-ABC thotë se presidenti i 46-të i vendit merr një vlerësim prej 52% në trajtimin e ekonomisë, ndërsa 53% nuk e miratojnë mënyrën se si ka trajtuar çështjen e mijëra migrantëve nga Amerika Qendrore dhe Meksika që janë përpjekur të kalojnë në Shtetet e Bashkuara.
Zoti Biden, ka prapësuar politikën e ish-Presidentit Trump, duke lejuar të miturit e pashoqëruar të qëndrojnë në SHBA në vend që të deportohen./voa/
Sulmi i Iranit ndaj Turqisë-Rama: Shqipëria e dënon me forcë...
Liverpool merr një ‘goditje’ para ndeshjes me Ga...
Kushtetuesja vendos masë të përkohshme ndaj dekretit të Osma...
Tre persona dënohen me burgim efektiv për vjedhje të rëndë
Tebas kundërshton Xavin për rikthimin e Messit te Barcelona:...
Baton Zabërgja i jashtëzakonshëm, realizon gol në ndeshjen e...