Mediat lokale raportuan se Mumin Tohow, i cili po ashtu kishte shtetësi britanike, udhëtoi në Mbretërinë e Bashkuar në muajin shkurt, para se të kthehej në vendin afrikan
Somalia ka konfirmuar vdekjen e dytë nga koronavirusi i ri (COVID-19), pasi ministri shtetëror i drejtësisë i rajonit autonom Hirshabelle, Khalif Mumin Tohow, vdiq si pasojë e infektimit nga ky virus.
Mumin Tohow iu nënshtrua koronavirusit në spitalin Martini në kryeqytetin Mogadishu, një ditë pasi u testua pozitiv në Jowhar, kryeqytetin administrativ të Hirshabelle.
Zv/kryetari i Hirshabelle, Ali Gudlawe Hussein, konfirmoi për mediat vdekjen e tij.
Mediat lokale raportuan se Mumin Tohow, i cili po ashtu kishte shtetësi britanike, udhëtoi në Mbretërinë e Bashkuar në muajin shkurt, para se të kthehej në vendin afrian.
Të mërkurën, Somalia konfirmoi vdekjen e parë të koronavirusit. Sipas Ministrisë somaleze të Shëndetësisë, vendi ka regjistruar 21 raste të koronavirusit, duke përfshirë disa punonjës të qeverisë.
Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, virusi COVID-19 është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur një pandemi.
Bazuar në të dhënat nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus ka tejkaluar shifrën 1.7 milionë, me pothuajse 110 mijë vdekje dhe afër 406 mijë të shëruar./AA
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit